Site icon PORTALB

Berati i dyti në Kroaci

Berat Jakupi pas meçit final

Berat Jakupi pas meçit final

Karateisti më i mirë në Maqedoni, Kampioni i shumëfishtë evropian, Berat Jakupi ka arritur të mbylli në pozitën e dytë paraqitjen e tij në turneun e madh të karatesë Super Kupën e Kroacisë, që është ndër tetë kampionatet më të forta ndërkombëtar. 

Karateisti shqiptar fillimisht e ka mundur boshnjakun Muhoviq, pastaj ka barazuar me ukrainasin Horuna dhe në meçin e tretë e mundi kroatin vendas Goran Luçin. 

Por në finale me vetëm një pikë në sekondat e fundit ka humbur nga kampioni botërorë, serbi Biteviq.

Pas garave, Jakupi është shprehur shumë i kënaqur me rezultatin e arritur, ndërsa pohon se nuk e ka pritur se do të renditet i dyti.
“Pa dyshim se ky ishte një rezultat shumë i mirë për mua, pasi që nuk e kam pritur që edhe do të jem pjesëmarrës në një garë të këtillë, që është ndër më të fortat ndërkombëtare. Kisha paraqitje të mirë, por që në finale humba në sekondat e fundit me rezultat minimal 1:0”, ka thënë Berat Jakupi.

Këtë fundjavë Berat Jakupi do të ketë edhe një sfidë të madhe, pasi që mbahet kampionati zgjedhor shtetëror, ndërsa pas disa ditëve në Prishtinë do të jetë turneu tjetër me vlerë, “Top 10”, ku pritet të jenë pjesëmarrës garuesit më të mirë në Botë. / Portalb

Exit mobile version