Një ndërtesë trekatëshe shkollore është shembur sot në qytetin Lagos të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërtesa është shembur në momentin kur mësimi ishte në rrjedhë.
Në vendngjarje arritën ekipet e shpëtimit dhe shumë kalimtarë që ishin aty pranë, nxorrën nga rrënojat së paku një fëmijë.
Burimet lokale lajmërojnë se druajnë se nën rrënoja janë të bllokuar më shumë fëmijë.
Shembja e ndërtesave nuk është e rrallë në Nigeri, në të cilën në kulmin e urbanizimit të shpejtë objektet ndërtohen edhe pa respektimin e kritereve.