Site icon PORTALB

Shqipëri, përmbyset varka, një i ri i zhdukur

Përmbyset varka në Spille, një i ri i zhdukur

Përmbyset varka në Spille, një i ri i zhdukur

Një varkë është përmbysur në Spille të Kavajës dhe dyshohet se një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës, kur katër të rinj nga Elbasani po shëtisnin në det me varkë.

Sipas të dhënave paraprake, varka është përmbysur për shkak të dallgëve dhe katër të rinjtë kanë rënë në det larg bregu, raportojnë mediat në Tiranë.

Tre prej tyre kanë dalë me not në breg të detit. Ndërkohë që një prej tyre, 20-vjeçari me inicialet L.K nuk ka dalë bashkë me shokët. Policia ka nisur kërkimet./Portalb

Exit mobile version