Në shëtitoren “13 Nëntori” do të vendoset rampë elektronike, hyrja do të lejohet vetëm për veturat e Telekomit

Do të vendoset rampë elektrike në shëtitoren “13 Nëntori” në Shkup përgjat lumit Vardar. Në mëngjes disa punëtorë e kanë montuar rampën me të cilën do të lejohet hyrje vetëm për veturat e “Telekom”, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Shëtitorja 13 nëntori është shndërruar në parking. Rampa e cila deri tani qëndronte, vazhdimisht ishte e ngritur. Veturat  mund të hyjnë, pasi para tre vjetëve Qyteti i Shkupit në kohën e ish-kryetarit të  Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski miratoi vendim të kalojnë veturat për qasje deri te ndërtesa e “Telekomit” në Sheshin Maqedonia.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se në këtë mënyrë do të rregullohet lëvizja e veturave, gjegjësisht shëtitorja nuk do të bllokohet me vetura.

“Gjendja e shëtitores 13 Nëntori është rezultat i punës pa plan të administratës paraprake të Qytetit, pa menduar se çfarë pasoja do të kenë vendimet e Qytetit edhe për qytetarët që jetojnë atje.  Në bashkëpunim me Telekom dhe hoteleritë punojmë për ide. Zgjidhja e problemit të shëtitores do të jetë pjesë e zgjidhjes së mençur që do ta rregullojnë komunikacionin dhe nuk do të lejojnë që çdokush të hyjë të parkohet në këtë rrugë. “, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov më 31 janar për problemin e veturave të parkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button