Site icon PORTALB

Kanë kaluar një muaj nga aksidenti në Llaskarcë, Prokuroria ende nuk i ka zbuluar shkaqet

Foto: Borçe Popovski, Kolektif

Foto: Borçe Popovski, Kolektif

Prokuroria edhe pas një muaji nuk është e gatshme të dalë me informata preliminare në lidhje me shkaqet e aksidentit të komunikacionit në rrugën Shkup – Tetovë më 13 shkurt të këtij viti, në të cilin pasi që u rrotullua autobusi i ndërmarrjes “Durmo Turs”, humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria për Portalb.mk, thonë se ekspertizat e Fakultetit ë Makinerisë të Shkupit për rregullshmërinë teknike të autobusit, por edhe ato të Fakultetit Elektroteknik në lidhje me atë nëse ka qenë në rregull teknografi kanë arritur në Prokurorinë e Shkupit.

Prokuroria thotë se nuk janë gati ende ekspertizat teknike të komunikacionit nga Byroja për Ekspertiza Gjyqësore.

Se a ka qenë në rregull teknografi dhe në çfarë shpejtësie ka lëvizur autobusi, Prokuroria nuk mund të ndajë informata të tilla duke theksuar se përmbajtja e raporteve vlerësohet e fshehtë derisa lënda është në procedurë parahetimore.

Të gatshme janë autopsitë e personave të vdekur, ndërkaq për personat e mbijetuar po mblidhen dokumentet mjekësore për lëndimet. Nga të gjithë të lënduarit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, po merren dëshmi.

Në lidhje me shoferin, është bërë gati ekspertiza mjekësore për gjendjen e tij shëndetësore. Ai fillimisht është dëgjuar nga Prokuroria, ndërkaq më pas ka marrë kërcënime, pas së cilës policia ka marrë masa për mbrojtjen e tij.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Exit mobile version