Site icon PORTALB

Zaev: E përkrahim ekipin e Janevës, Ligji duhet të miratohet në mënyrë konsesuale

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev/ Foto: Vedat Abdul - Anadolu Agency

“Tema për të cilat kemi biseduar ishin zgjedhjet presidenciale dhe rrjedha e ardhshme e ligjeve reformuese që janë shumë të rëndësishme për qytetarët si dhe për datën për fillim të negociatave me BE-në”, kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me propozim-ligjin për PSP-në, Zaev tha se Katica Janeva dhe ekipi i saj duhet të vazhdojnë me punë në kuadër të Prokurorisë Publike, ndërsa ‘bombat’ kanë limit dhe fund, por jo edhe dëshmitë materiale.

“Dialogu politik vazhdon. Ne do të bëjmë gjithçka që proceset të zhvillohen në drejtimin e duhur. Kemi pasur periudhë konstruktive edhe nga Mickoski. Unë do të mbetem pozitiv. Ne jemi të drejtuar para vendimeve serioze historike. Çdokush do të ketë përgjegjësi. Pres që përmes bisedimeve të grupeve punuese të gjendet konsensus. Procesi i faljes duhet të vazhdojë. Ndjej marrëdhënie pozitive edhe për këtë nga opozita. Obligimi është i përbashkët”, tha Zaev dhe shtoi se nuk ka pranuar që opozita të jetë propozues i prokurorit publik të ardhshëm.

LEXO: Përfundoi takimi në Qeveri, Mickoski: Ekipi i deritashëm i PSP-së nuk e meriton edhe një mandat

Exit mobile version