Site icon PORTALB

Çeki, një pacient ka qëlluar me armë zjarri në spital, dy të plagosur

Çeki

Çeki

Policia çeke ka bërë të ditur se një pacient në një spital në Pragë ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur dy pacientë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më tej theksohet se incidenti ka ndodhur mbrëmë para mesnate në repartin e hematologjisë të Spitalit Universitar Vinohrady, ku të tre pacientët ishin në kurim. Sulmuesi është arrestuar pasi u çarmatos nga infermieret, shtoi policia.

Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, ndërsa policia theksoi se janë duke e hetuar rastin.

Exit mobile version