Site icon PORTALB

Maqedoni, kandidati Pendarovski ka denoncuar në polici se ndiqet nga shërbime sekrete

Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski

Kandidati i përbashkët i 30 partive politike për zgjedhje presidenciale 2019, Stevo Pendarovski gjatë pasdites së sotme, në Polici, ka denoncuar se është duke u fotografuar dhe ndjekur nga shërbime sekrete, të afërta me opozitaren, VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski ka deklaruar se bëhet fjalë për persona të punësuar në administratë të cilët atë dhe familjen e tij i ndjekin 24 orë.

Në rrjetin social “Tuiter”, janë publikuar fotografi nga takimet e tij në kafenetë e Shkupit,dhe se si ai rri në automobilin e tij. Në paraqitje, Pendarovski ka deklaruar se e di se kush personat që e kanë fotografuar.

Exit mobile version