Site icon PORTALB

Përmbyset një kamion me migrantë në Meksikë, 25 të vdekur

Kamioni i përmbysur/ Foto:AA

Së paku 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa 29 të tjerë u lënduan gjatë aksidentit rrugor në Chiapas të Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se është përmbysur një kamion në të cilin gjendeshin migrantë. Sipas të dhënave paraprake, kanë humbur jetën 25 persona.

Zyrtarët druhen se numri i të vdekurve mund të rritet. Nga prokuroria kanë filluar hetim lidhur me fatkeqësinë.

Exit mobile version