Site icon PORTALB

Kirle: Pranoni rregullat, ndryshe mbeteni jashtë BE-së

Kirle: Pranoni rregullat, ndryshe mbeteni jashtë BE-së

Kirle: Pranoni rregullat, ndryshe mbeteni jashtë BE-së

“Nevojitet kompromis për zgjedhjen e mosmarrëveshjes për emrin dhe ju si shtet keni dy opsione, përkatësisht rregullat e klubit janë “ose i pranoni rregullat dhe bëheni anëtare ose mbeteni jashtë”, tha Johanes Kirle, ish -sekretari gjeneral në Ministrinë e punëve të jashtme austriake në konferencën ndërkombëtare “Identiteti evropian dhe ardhmëria e Ballkanit”.

Qëllimi i konferencës është që të hapet debat për euro integrimet e Maqedonisë me bindje se Franca dhe Austria me punë të përbashkët mund të jenë mbështetje shumë e fortë për vendin dhe perspektivë e vendit në BE. “Shteti im çdoherë ka përkrahur euro integrimin e Republikës së Maqedonisë dhe të Ballkanit.

Shumë është me rëndësi të dihet se zgjerimi është në interes të madh jo vetëm për vetë rajonin, por edhe për Evropën. Sa i përket çështjes së emrit, për këtë proces janë të domosdoshme përpjekje nga të dy shtetet dhe angazhime të forta.

Qëndrimi i Austrisë për tejkalimin e ngecjes së eurointegrimeve të Maqedonisë është nisja e bisedimeve me vendin dhe paralelisht zgjedhje të çështjes së emrit, për të cilën është i nevojshëm kompromis”, thotë Kirle. Disa shtete të Ballkanit Perëndimorë më janë anëtare të Bashkimit Evropian. Madje, disa tentojnë dhe shpresojnë se do të jenë.

“Jo vetëm atdheu im Franca, por edhe BE, fuqishëm përkrah zgjerimin e familjes së madhe evropiane dhe integrimin e vendeve nga Ballkani në Bashkimin evropian”, thotë Violen Bijet de Vilemeur, përfaqësuese e Ministrisë së punëve të jashtme të Francës.

“Është me rëndësi që për secilën mosmarrëveshje nevojitet dialog, e jo dallime etnike, nëse ka vullnet për arritje të suksesit dhe ardhmërisë më të mire”, ka thënë De Vilemeur.

Përfaqësuesi nga “Karnegi Evropa” dhe ekspert për rajonin e Ballkanit, Shtefan Lene i cili para dhjetëra viteve ishte i kyçur në tejkalimin e krizës së vitit 2001 në Maqedoni, në debat ka theksuar se ka ardhur koha që të merremi me zgjedhjen e mosmarrëveshjes për emrin dhe të ecim para.

Çështja e emrit pengon ecjen para të vendit në procesin për integrim në BE dhe ajo frustron”, vlerëson Lene. Ndryshe, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Popovski, ka vlerësuar se Maqedonia është e gatshme që të fillon bisedimet me BE për anëtarësim.

 

Exit mobile version