Site icon PORTALB

BE me porosi për Gruevskin e Ahmetin, merruni vesh!

Megjithatë, shpresojmë që liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive për problemin, çka është në interes të popullit dhe proceseve eurointegruese të vendit, shtuan nga kabineti i Fyles

Megjithatë, shpresojmë që liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive për problemin, çka është në interes të popullit dhe proceseve eurointegruese të vendit, shtuan nga kabineti i Fyles

Komisioni Evropian nga afër e përcjell zhvillimin e ngjarjeve politike në Maqedoni dhe përplasjen mes partnerëve të koalicionit qeveritar që mund të sjellë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nga zyra e eurokomesarit për zgjerim Shtefan Fyle theksojnë se shpresojnë që liderët politik në Maqedoni do të gjejnë zgjidhje për situatën, duke shtuar se tonet e fundit qetësuese nga partnerët qeveritar janë sinjal pozitiv.

Sigurisht që interesohemi dhe ndjekim se çfarë ndodh në Maqedoni, u përgjigj Majkëll Man, shef i press-shërbimit të KE në pyetjen e korrespodentit të MIA në lidhje me atë se si Komisioni i vlerëson tensionet politike në shtet.
Nga zyra e Fyles konfirmuan se nga java e ardhshme eurokomesari do të takohet me kryetarin Gjorgje Ivanov në Bruksel dhe se një prej çështjeve që do të diskutohet sigurisht se do të jetë kriza në koalicionin qeveritar dhe mundësia për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni.

Megjithatë, shpresojmë që liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive për problemin, çka është në interes të popullit dhe proceseve eurointegruese të vendit, shtuan nga kabineti i Fyles./portalb/

Exit mobile version