Site icon PORTALB

“Aman”, edhe nesër në protesta, kërkojnë përkrahje edhe nga LSM-ja

"Aman", edhe nesër në protesta, kërkojnë përkrahje edhe nga LSM-ja

"Aman", edhe nesër në protesta, kërkojnë përkrahje edhe nga LSM-ja

Përkrahje nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM), kërkon iniciativa qytetare “Aman”.

Nga “Aman” kërkojnë prej LSM-së, ti përkrahin kërkesat e tyre për uljen e çmimit të energjisë elektrike, nxehjeve qendrore dhe karburanteve, gjithashtu edhe protestat të cilat do të organizohen nesër në Shkup dhe nëpër qytetet tjera të Maqedonisë.

“Të revoltuar nga komunikata e LSM-së, e 21 gushtit, për të cilën mendojmë se në përgjithësi nuk i mbron të drejtat e punëtorëve, e organizuam pres konferencën e sotme, pikërisht para objektit të LSM-së. E shfrytëzojmë rastin si qytetarë ti ftojmë punëtorët të dalin në protestën e nesërme në orën 18 dhe ti mbrojnë te drejtat e tyre”, tha Xhelal Hoxhiq nga “Aman”.

Qytetarët në protestën e nesërme duhet të tregojnë se nuk munden, dhe se nuk duan ti paguajnë llogaritë e larta.

Gjithashtu kërkohet që të kthehet tarifa e vjetër e energjisë elektrike, të ndalohet privatizimi dhe dekapitalizimi i mëtejshëm i sektorit energjetik në shtet, dhe me urgjencë të tërhiqet rregullorja e re e Ngrohtores, ishin kërkesat që u përsëriten edhe një herë nga ana e iniciativës qytetare “Aman”./Portalb

Exit mobile version