Site icon PORTALB

Mickoski: Spasovski të tregojë cili shërbim sekret e ka ndjekur Pendarovskin

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski (Foto: Arbnora Memeti)

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka realizuar takim me anëtarët dhe simpatizuesit e Komitetit Komunal në Veles, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë nga partia, Mickoski në takim me qytetarët theks të veçantë ka vendosur në, ashtu si ka thënë, krimet dhe korrupsionin që e bën udhëheqësia aktuale e LSDM-së dhe Zoran Zaevi, duke i quajtur kuadro të së kaluarës të cilët janë të lidhur me tranzicionin duke shfrytëzuar truke pa ofruar diçka të re për qytetarët.

Ai njëkohësisht ka kërkuar përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të tregojë se cili shërbim sekret e ndjekë Stevo Pendarovskin dhe cila parti politika ka bashkëpunuar me atë shërbim.

“E dëgjuam në emision nuk ishte në lëkurën e tij, thotë më ndjekin shërbimet e huaja, të afërta me partinë më të madhe opozitare. Njeriu është ndjerë i pasigurt. Ja prej këtu në Veles e pyes Oliver Spasovksin nëse Stevo Pendarovski është i sigurt ose jo. Ja le të përgjigjet të shohim nëse ai është i sigurt dhe ose jo. Nëse është i sigurt ta demantojë, ndërkaq nëse nuk është i sigurt se kush e ndjekë atëherë le të tregojë se cili shërbim sekret është ai që është i afërt me partinë opozitare”, theksoi Mickoski përpara simpatizuesve në Veles.

Ndryshe kandidati i përbashkët për president i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski para ca ditës deklaroi se 24 orë atë, por sipas të gjitha gjasave edhe familjen e tij, e ndjek një shërbim sekret i cili është i afërt me partinë  opozitare, duke aluduar në VMRO-DPMNE-në.

“Për 10 ditë disa herë po publikohen fotografi ku lëvizë. Kjo është vetëm sinjal, në drejtim të së cilës lëvizë fushata për president, vetëm që do të jetë edhe më e përlyer. Unë nuk i kam të afërta fushatat e nëntokës, unë përgjigjem me argumente dhe publikisht. Mbetjet e regjimit nuk guxohet të tolerohen, ajo është punë e institucioneve të këtij pushteti”, tha Pendarovski.

Exit mobile version