Site icon PORTALB

Çair, katër shkollat fillore fillojnë vitin shkollor me emrat e vjetër

Çair, katër shkollat fillore fillojnë vitin e ri shkollor me emrat e vjetër

Çair, katër shkollat fillore fillojnë vitin e ri shkollor me emrat e vjetër

Viti i ri shkollor 2012-2013, për shumë shkolla me mësim në gjuhën shqipe do të fillojë me probleme të vjetra. 

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësit e katër shkollave të Çairit “Cvetan Dimov”, “Rajko Zhinzifov”, “Jane Sandanski” dhe “Nikolla Vapcarov” edhe përkundër paralajmërimeve për ndryshimin e emrave, mësimin duhet ta fillojnë në shkollat me të njëjtat emra.

Muzafer Rexhepi, përgjegjës për arsim në komunën Çair, na tha çështja i riemërimit të shkollave të lartë përmendura vazhdon të mbetet e hapur, për shkak të pushimeve verore.

“Nuk kemi asgjë të re, tash kanë qenë pushimet, me siguri tash me fillimin e vitit të shkollor do të angazhohemi sërish, fillimi i vitit shkollor shkollat do ti gjejë me emrat siç i kanë pasur” tha Rexhepi.

Procedura për ndryshimin e emrave të shkollave në fjalë, është ngritur nga kreu i Çairit Izet Mexhiti që në janar të vitit vijues, disa herë kjo nismë është refuzuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të cilët edhe sot tentuam ti kontaktojmë por nuk arritëm.

Ndryshe, Shkolla fillore “Cvetan Dimov” duhet të mbajë emrin “Hasan Prishtina”, shkolla “Rajko Zhinzifov” do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Jane Sandanski” riemërohet në “Jashar Beu” dhe shkolla “Nikolla Vapcarov” në “Imri Elezi”./Portalb

Exit mobile version