Site icon PORTALB

Qytetarët ndezin qirinj për ta nderuar Qerim Çoçajn

Qytetarë të shumtë të Gjilanit janë duke shkuar që të ndezin qirinj para furrës “Qerimi” për ta nderuar Qerim Çoçajn i cili humbi jetën si pasojë e goditjes nga kamioni.

Genc Mustafa nga Rinia Gjilanase, në një lidhje direkte për Klan Kosova ka thënë se ndjehet thellësisht i shqetësuar për këtë ngjarje e cila ka qenë tronditëse.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për këtë që ka ndodhur sepse një afarist ka humbur jetën dhe ne ndjejmë dhembje me familjarët e tij”.

“Për ta nderuar viktimën jemi mbledhur që të ndezim qirinj. Neve na janë bashkangjitur qytetarë të shumtë”.

“Qyteti i Gjilanit njihet si qytet i qetë dhe nuk është provuar me raste të tilla. Prandaj ne duam të solidarizohemi me viktimat dhe familjarët e tyre”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Exit mobile version