Site icon PORTALB

Evitohet tragjedi në Strugë

Ishte ndërhyrja e momentit  e dy struganëve ajo  që  evitoi një  tragjedi në  ujrat e liqenit përballë  kafe bar “Relax’’, dje rreth orës 15

Ishte ndërhyrja e momentit e dy struganëve ajo që evitoi një tragjedi në ujrat e liqenit përballë kafe bar “Relax’’, dje rreth orës 15

Ishte ndërhyrja e momentit  e dy struganëve ajo  që  evitoi një  tragjedi në  ujrat e liqenit përballë  kafe bar “Relax’’, dje rreth orës 15. Dy fëmijë  nga Tetova, të  moshës 13 dhe 10  vjeçare të  rrëmbyer nga rryma e ujit e cila po i orientonte  në  drejtim të  Drinit të Zi, po përjetonin momente të  vështira në  liqen. Por falë  ndërhyrjes  së  dy qytetarëve nga Struga, të  cilët   reaguan menjëher kjo dramë pati epilog pozitiv.

Sipas dëshmitarëve okular, sikur mos kishte qenë  reagimi i menjëhershëm i dy qytetarëve të  cilët në  ato momente po qëndronin në  kafe bar ‘’Relax’’ jeta e këtyre fëmijëve seriozisht do të  ishte në  rrezik./portalb/

Exit mobile version