Site icon PORTALB

Ivanov i dorëzon mandatin Nikolla Gruevskit për Qeverinë e re

Ivanov i dorëzon mandatin Nikolla Gruevskit për Qeverinë e re

Ivanov i dorëzon mandatin Nikolla Gruevskit për Qeverinë e re

Presidenti Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot në ora 15:30 në Vilën në Vodno, do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë Nikolla Gruevskit, liderit të VMRO-DPMNE-së, e cila ka fituar më shumë vende për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas Kushtetutës, mandatari nga partia, përkatësisht partitë që kanë shumicën në Parlament, në afat prej 20 ditëve nga dita e dhënies së mandatit, Parlamentit i dorëzon program dhe propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeveria, e propozuar nga mandatari dhe në bazë të programit, duhet të zgjidhet në Parlament me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, më së voni deri më 16 qershor të vitit 2014.

VMRO-DPMNE nga zgjedhjet e 27 prillit doli me gjithsej 61 deputetë, LSDM 34, BDI 19, PDSH 7, ndërsa nga një mandat deputeti fituan RDK e GROM.

Exit mobile version