Site icon PORTALB

Afganistan, 17 civilë të vdekur në një sulm

Ilustrim

Së paku 17 civilë e kanë humbur jetën gjatë sulmit në një ndërmarrje në Jalalabad në Nangarhar, në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ataullah Hogani, zëdhënësi i Kabinetit të guvernatorit të Nangarhara-s, konfirmoi se sulmin në afërsi të aeroportit në Jalalabad e kryen pesë persona të armatosur.

Ai theksoi se kanë humbur jetën 17 civilë, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur. Dëshmitarët theksojnë se në hyrje të ndërmarrjes fillimisht ndodhi një shpërthim ndërsa më pas u krye sulmi.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Exit mobile version