Site icon PORTALB

Afganistan, 32 të vdekur nga përmbytjet

Foto:Farida Amini/AA

Së paku 32 persona kanë gjetur vdekjen në përmbytjet që para disa ditëve përfshinë krahinën e Kandaharit, në jug të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Këshilli Norvegjez për Refugjatë (NRC) konfirmuan se mijëra persona doemos duhej të braktisnin shtëpitë e përmbytura.

Ata theksuan se janë shkatërruar qindra shtëpi, ndërsa rreth 4.000 familje në Kandahar u nevojitet ndihmë.

Këtë pjesë të Afganistanit e përfshinë përmbytjet të premten, ndërsa ekipet në terren edhe sot punojnë në ofrimin e ndihmës ndaj njerëzve të prekur nga përmbytjet.

Përmbytjet kanë goditur edhe rajonin e Helmandit Jugor, Farahun perëndimor dhe Heart. Që nga fillimi i vitit gjatë vërshimeve në Afganistan kanë humbur jetën rreth 50 persona.

Madje edhe para përmbytjeve, konsiderohej se 6.3 milionë personave në mbarë Afganistanin u nevojitet ndihmë humanitare.

Exit mobile version