Shkenca nuk duron politikë

Reagim ndaj disa reagimeve

Me 02.03,2019 në shkollën fillore “ Istikball” u mbajtën garat nga lënda e Matematikës organizuar na Lidhja e matematicientëve të RMV-së. Në lidhje me këtë dhe rreth kësaj pati reagime të shumta nga ana e disa matematicientëve dhe mësuesve që morën pjesë me nxënësit e tyre në këto gara.

Kishte reagime që ishin me vend dhe të arsyeshme si ç ishte vërejtja në lidhje me përkthimin – formulimin e disa detyrave të cilat ishin të pakuptueshme, të pa qarta dhe paraqitnin pengesë për zgjidhje dhe humbjen e pikave , kështu që fut nervozizëm tek nxënësit.

Reagimet për gjoja se “garat nuk ishin të organizuara mirë” ishin të pabaza. Them , se janë të pa baza, sepse mossuksesin e nxënësve të tyre duan ta fshehin duke sulmuar dikë tjetër. Edhe mua më dështoi një nxënëse kurse nxënësi tjetër morri – fitoi një numër të caktuar pikash sikur ta kish kuptuar detyrën e parë (kl.V) me siguri se do të ishte gjendur lartë në listë, përveç përkthimit me lëshime kuptimore tjetër nuk kam asnjë vërejtje, dua të them se, nga përvoja ime 42 vjeçare në arsim dhe pjesëmarrje në gara , këto gara ishin të organizuara shumë mirë. Por dikujt nuk iu dukën mirë sepse nuk u lejuan disave të “ shtynë hundët” dhe të mund t u tregojnë nxënësve të tyre, duke dështuar në këtë drejtim , ato si satisfakcion patën ate se: ndihmësja e drejtorit të shkollës Istikball i paska nxjerr jashtë objektit (jashtë korridoreve) ndër ato isha edhe unë. Shumë korrekte u soll dhe bëri një punë të mirë për të siguruar qetësi dhe respektim të rregullave në këso lloj garash. Diskrecioni, objektiviteti dhe transparenca ishin në nivelin më të lartë.

Sa i takon sulmit-reagimet nga disa matematicient në lidhje me bojkotimin gjegjësisht mospjesëmarrje në gara të nxënësve tonë , unë jam kategorikisht kundër. I pyes zotërinjtë se çfarë dëmi ka nëse nxënësit parapërgatiten për gara dhe mësojnë diçka? Çfarë dëmi ka nëse nxënësit përvetësojnë përvojë të reja nga garat e ndryshme dhe zhvillohet fryma garuese tek nxënësit? Ku e shohin rrezikimin e SH.MAT dhe me atë edhe te garave të mbajtura nga revista “Plus”. Nuk e rrezikojnë nxënësit garat e Plusit pjesëmarrja e tyre në gara të organizuara nga LMM të licencuar për organizim të garave të tilla në rang shtetëror, por e rezikojnë matematicientët shqiptar të dështuar dhe në vend të merren më shkencë merren me kritika të tipit “ organizatorët e garave i favorizojnë kursistët e tyre “, “të njohshmëve u falen pikat” etj. etj . E rrezikojnë mos angazhimi i tyre në institucionet ku përpilohen tekstet dhe formulohen testet.

Ky është sindrom e njerëzve tanë që merren me shkencë . Kemi një armatë d.r. profa e magjistra shkence, një tekst shkollor që përgjigjet normave dhe standardeve bashkëkohore nuk arrijnë ta bëjnë, por duke akuzuar tjerët mbulojnë- fshehin pa aftësinë e tyre, kështu botohen tekste në gjuhën shqipe të përkëthyera nga maqedonishtja me teknikën Google translate dhe mandej të tjerët na i paskan fajet!!!

Të nderuar dhe të nderuara, u bëjë apel: sa harxhoni energji për të sulmuar të tjerët për kot, atë harxhoni duke i mësuar nxënësit dhe ju që jeni me tituj shkencor merruni me shkencë në dobi të arsimimit të nxënësve tanë e jo me politikë (kritika bajate) se shkenca nuk njeh politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button