Maqedoni, do të mbahet panel diskutimi dhe marsh për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi do të shënohet me aktivitete të ndryshme në Maqedoni të Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Luftë, e jo kafene”, është tema e panelit që do ta organizojë Qendra për Liri – CIVIL, më 7 mars, me fillim prej ora 12:00 në Menada.

“Përveç përparimit të shoqërisë dhe zhvillimit të vetëdijes te njerëzit, një numër i madh i grave përballen me probleme serioze dhe reale që janë shumë më të mëdha nga ajo se në cilën kafene do të festohet Dita e Gruas, ose sa para do të jepen për dhuratë për mësuesen”, thonë nga CIVIL.

“A është gëzuar 8 Marsi?”, është motoja e marshit që do të realizohet nga organizata joqeveritare “Reactor”, që do të mbahet më 8 mars, me fillim prej ora 12:00, në Parkun e Gruas në Shkup.

“Vajza, gra, nëna, motra, gjyshe, të punësuar, të papunësuar, feminist, aktivist dhe të gjithë ata që konsiderojnë se lufta femërore për barazi ekonomike, politike dhe sociale është e rëndësishme, dhe ende vazhdon. Më 8 Mars, me respekt ndaj triumfeve të deritashme të grave për barazi gjinore, dhe të përgatitu për sfida që gjenden para nesh, për herë të tretë marshojmë me moton “A është gëzuar 8 Marsi?”, thonë nga “Reactor”.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet për çdo vit më 8 mars. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave, ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, ku 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste, derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button