Site icon PORTALB

A do t’i shpaguhet sulmi më i shtrenjtë Realit

Bale dhe Ronaldo, dy blerjet e fundit

Bale dhe Ronaldo

Vija e sulmit të Real Madridit është më e shtrenjta që është parë ndonjëherë në një finale të Ligës së Kampionëve, dhe Cristiano Ronaldo së bashku me Gareth Bale e kanë rastin më të mirë që të tregojnë se a ia kanë vlejtur me të vërtetë këto shpenzime marramendëse të parave.

Këta dy e kanë rastin ta dëshmojnë veten në finalen e Lisbonës të shtunën, dhe t’ia dhurojnë titullin e 10-të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Klubi i Real Madridit që nga triumfi në Ligën e Kampionëve në vitin 2002, kanë shpenzuar 999-të milion funte angleze. Presioni i madh që po bëhet në këta dy lojtarë është fakti se Reali po e dëshiron me çdo kusht triumfin në garën më të rëndësishme evropiane për ekipe., shkruan Arena

Portugezi Ronaldo e fitoi këtë garë në vitin 2008-të me Manchester Unitedin, ndërsa për Gareth Balen ky është viti i parë në Real Madrid, por me të vërtetë sfidues..

Exit mobile version