Site icon PORTALB

Ndërroi jetë aktori Lluk Peri

Lluk Peri

Aktori amerikan Luke Perry ka ndërruar jetë sot në moshën 52 vjeçare pas një sulmi në tru.

Perry vdiq të hënën në mëngjes në Spitalin e Shën Jozefit në Burbank, njofton Klan Kosova.

Sipas përfaqësuesit të tij, Perry ishte i rrethuar nga fëmijët e tij Jack dhe Sophie, si dhe familjarët e tjerë të ngushtë.

Perry kishte pasur edhe më herët sulme të tilla.

Ai ishte i njohur për rolin e Dylan McKay në serialin “Beverly Hills 90210” nga viti 1990 deri në vitin 1995 dhe përsëri luajti nga viti 1998 deri në vititn 2000.

Exit mobile version