Site icon PORTALB

Chelsea fitoi ndaj Fulhamit, nxehet gara për Champions

Chelsea. Foto: Reuters

Chelsea ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premier Ligë për të bërë edhe më të nxehtë garën për pozitën e katërt që çon në Champions.

“Blutë” fituan ndaj Fulhamit në xhiron e 29-të 1 me 2.

Gonzalo Higuain dhe Jorginho realizuan golat e fitores, ndërsa Chambers shënoi të vetmin gol për Fulhamin.

Në tabelë, Chelsea është i gjashti me 56 pikë. Arsenali ka 57 në pozitën e pestë, e Manchester Unitedi 58 në pozitën e katërt. Chelsea ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Exit mobile version