Site icon PORTALB

Sekretari Shtetëror i SHBA-së, Filip Riker të hënën në Shkup

Filip Riker

Filip Riker

Ambasadori i mëparshëm i SHBA-ve në vend Filip Riker, tani ndihmës sekretar shtetëror për Evropën Juglindore në Departamentin Shtetëror, vjen të hënën në Shkup, shkruan Nezavisen, përcjell Portalb.mk.

Kjo është vizita e tij e parë në rajon pas paralajmërimit se do të emërohet në pozitën e sekretarit shtetërorë për Evropën dhe Euro Azinë, nga e cila pozitë u tërhoq në fillim të vitit eksperti, Ves Miçel.

Në kuadër të qëndrimit të tij është paraparë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë.

 

Exit mobile version