Site icon PORTALB

Turqia zgjodhi trajnerin e ri, por do të mungojë ndaj Shqipërisë

Senjol Gynesh

15 vjet pas shkarkimit të tij nga pankina e kombëtares turke të futbollit, Senjol Gynesh do të rikthehet në drejtimin e përfaqësueses, njofton TCH.

Federata Turke e Futbollit arriti një akord për 4 vjet me trajnerin aktual të Beshiktashit dhe ai do të marrë detyrën e re në 1 qershor, kur të përfundojë dhe sezonin me skuadrën e Stambollit.

66-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë në pankinë pritet të drejtojë përfaqësuesen turke në fushatën për të shkuar në finalet e Europianit 2020, si dhe në kualifikueset e Botërorit 2022 që zhvillohet në Katar. Ai pason në këtë post rumunin Mirçea Luçesku, i cili u shkarkua për rezultate negative, mes të cilave zbritja e Turqisë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Exit mobile version