Site icon PORTALB

Eksperti evropian Kelam për Maqedoninë: Prioritet janë reformat në gjyqësor dhe të kontrollohet korrupsioni

Tune Kelam dhe Samuel Zhbogar

“Reformat më të rëndësishme janë reformat në gjyqësor, të ketë kontroll ndaj korrupsionit”, kështu ka deklaruar shefi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Tune Kelam, transporton Portalb.mk.

Sa i takon rrjedhës së procesit të përshtatjes së legjislaturës që Maqedonisë me atë të Evropës, Kelam është shprehur i prerë, se “Reforma më e madhe që i duhet Maqedonisë së Veriut, është implementimi i ligjeve”.

Eksperti evropian, Tune Kelam ka njoftuar se partia opozitare VMRO-DPMNE do të bashkëpunojë sa i takon realizimin të reformave, dhe se do ta rikthejë angazhimin në kuadër të dialogut “Zhan Mone”-së.

“Kemi folur edhe me Qeverinë, dhe me opozitën. Edhe ata e kanë theksuar realizimin e reformave. Lajmi i mirë është se opozita është e hapur të bashkëpunojë në parlament, dhe në dialogun Zhan Mone, i cili për fat të keq u ndërpre, por jo përgjithmonë”, tha Kelam.

Sipas Kelamit, i vetmi problem brenda strukturës së Bashkimit Evropian, është se nuk u është kushtuar vëmendje çështjes së emigracionit, i cili ndikoi identitetin dhe kulturën e kombeve evropiane.

Përndryshe, Kelam e vizitoi Maqedoninë e Veriut si pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian, gjatë së cilës, me gjashtë anëtarët të tjerë të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, realizuan takime me përfaqësuesit e partive politike, Qeverisë dhe të sektorit civil.

Exit mobile version