Site icon PORTALB

15 të akuzuar për protestat kundër “Monstrës”, kërkojnë drejtësi

Të akuzuarit paralajmërojnë se do të përdorin të gjitha mënyrat ligjore që të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe mos përfshirjen në organizimin e protestës

Të akuzuarit paralajmërojnë se do të përdorin të gjitha mënyrat ligjore që të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe mos përfshirjen në organizimin e protestës

Protestat e majit për rastin e Monstrës, në të cilën morrën pjesë mbi 15 000 qytetarë, në opinion dihen si protesta spontane dhe pa organizatorë. Megjithatë, pak njerëz e dinë se për këto protesta akuzohen 15 persona, si organizatorë të protestës. Mes të akuzuarve janë edhe tre shkupjanët, Aziz Hasani Gazmend dhe Arian Kovaqi. Për Portalb ata thonë se nuk janë organizatorët e kësaj proteste, dhe se përkundrazi, ata janë angazhuar që të parandalohet gjuajtja me gurë drejt objektit të Komunës së Çairit dhe selisë së BDI-së në Shkup.

“Jemi të akuzuar si organizatorë të protestës, edhe pse ne kemi qenë vetëm pjesëmarrës. Mendoj se qëllimi pse ne akuzohemi ka prapaskenë politike, dhe akuzohemi vetëm pse jemi simpatizantë të PDSH-së” – thonë të akuzuarit.

Aziz Hasani thotë se personalisht është angazhuar protesta të jetë e qetë dhe të mos gjuhet me gurë selia e BDI-së, për çka siç thotë dëshmitar kanë qenë edhe policët.

“Unë kam marr pjesë te selia e BDI-së në protestë dhe i kam larguar të tjerët të mos godasin me gurë, për këtë kam dëshmitar edhe policët. Jam i befasuar që jam i akuzuar pikërisht unë” – thotë Azizi.

Të akuzuarit thonë se procedura është në zhvillim e sipër dhe se presin që të thirren në gjykatë. Me këtë akt padi ata rrezikojnë dënim deri në tre vjet burg. Të akuzuarit paralajmërojnë se do të përdorin të gjitha mënyrat ligjore që të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe mos përfshirjen në organizimin e protestës./portalb/

Exit mobile version