Site icon PORTALB

Shqipëri, tërmeti 5,2 ballë i shkallës Rihter lëkund disa zona

Alarmohen banorët

Alarmohen banorët

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti, i cili ka rënë rreth orë 02:59 minuta ka alarmuar banorët. 

Madje të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë telefonuar në News24 duke konfirmuar tërmetin e rënë në zonën e tyre. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 43 km në Jug të Tiranë, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km.

Për pasojë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale në zona të ndryshme të vendit. (BalkanWeb)

Exit mobile version