Site icon PORTALB

“Imuniteti i Veljanovskit”, Xhaferi: Ja pse e ndëpreva seancën parlamentare

Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nëpërmjet një konference për shtyp është deklaruar në lidhje me kërkesën e LSDM-së për t’u përgjigjur se pse nuk e ka hedhur në votim heqjen e imunitetit të ish kryeparlamentarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.mk.

Talat Xhaferi nuk është zgjedhur me sakrificën e askujt. Talat Xhaferi është zgjedhur kryetar parlamenti me vullnetin e shumicës, me procedurat e parapara, i përgjigjet popullit dhe jo shumicës e as deputetëve që nuk e kanë kryer punën e tyre. Puna e Kuvendit është e përshkruar me Rregullore dhe Kushtetutë. Talat Xhaferi ka vepruar konform rregullores. E ka gabim dikush nëse dikush mendon se dikush ka ndikuar tek unë. Të gjithë ata që mendojnë se jam politikan Fejsbuku unë nuk merrem me Fejsbuk”, tha Xhaferi.

Në lidhje me akuzat se mosvotimi i Veljanovskit është pazar politik, Xhaferi tha se nuk e ka ndërmend të merret me konstatimet politike.

“Nuk e kam shpëtuar Trajko Veljanovskin e askënd, seanca është ndaluar pasi që ka kaluar koha për miratim vendimi dhe për shkak të sjelljes së deputetëve”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se gjithashtu e ka ndërprerë seancën për shkak të sjelljes së deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri.

 .

Ndryshe, deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski, sot nëpërmjet një konferencë për shtyp ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që t’u tregojë deputetëve dhe opinionit se pse e ndërpreu seancën plenare kur u desh të votohet për heqjen e imunitetit të ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski, edhe pse në sallë ka pasur kuorum dhe shumica parlamentare kanë qenë të gatshëm të votojnë

“Deputetët ishin të gatshëm që drejtësia për 27 prillin të shkojë deri në fund, por kryetari i Kuvendit e ndaloi seancën dhe nuk lejoi që të ketë votim për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka për obligim që t’i përgjigjet opinionit dhe qytetarëve se pse e ka ndaluar seancën? Kuorum ka pasur, shumica ishte e gatshme që të votojë, qytetarët pyesin, ndërkaq Xhaferi e ka për obligim që t’i sqarojë opinionit dhe qytetarëve. Kuvendi e ka për obligim që të veprojë dhe t’i lejojë gjykatës që në mënyrë të papenguar të punojë. Për Veljanovskin patjetër duhet që të vlejnë të njëjtat procedura dhe rregulla si për të gjithë deputetët tjerë dhe si për çdo qytetar të vendit”, tha Mitrevski.

Për shkak të seancës së mbrëmshme, deputetët e LSDM-së, sot e kanë bojkotuar Xhaferin, gjegjësisht nuk koordinatori i tyre nuk ka marrë pjesë në koordinimin e përjavshëm, ndërkaq nga zyra e Xhaferit kanë njoftuar se anulohen dy seancat e sotme plenare, duke mos i theksuar arsyet.

LEXO: LSDM: Xhaferi të tregojë pse e ndërpreu seancën për heqjen e imunitetit të Veljanovskit?
LEXO: LSDM e bojkoton Xhaferin, Zekiri: BDI e shpëtoi Veljanovskin që edhe ai t’i shpëtojë ndonjëherë

Për ndërprerjen e seancës ka reaguar edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili e ka akuzuar BDI-në se e kanë shpëtuar Veljanovskin, me shpresë që siç thotë ai, t’i shpëtojë edhe Veljanovski ndonjëherë.

“Talat Xhaferi dhe DUI duhet t’i sqarojnë opinionit pse e shpëtuan pobratimim e tyre Trajko Veljanovski?!!!…
E SHPËTUAN për të shpresuar se VMRO do t’i “SHPETOJË” ndonjëherë tjetër apo???…
Populli thotë çdo e keqe ka një të mirë… Opinioni në vend edhe njëherë e pa fëtyrën e vërtetë të këtij subjekti politik. Në një hadith Muhamedi a.s ka thënë : “Nëse nuk turpërohesh bej ç’të duash”.

P.S
DUI 2014 =153.000
DUI 2016 = 86.000
DUI 2019 = …”, shkruan Zekiri.

LEXO: Xhaferi me zënka e kaloi afatin për votim dhe e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të Veljanovskit
LEXO: Maqedoni, Komisioni amë nuk ia hoqi imunitetin deputetit Trajko Veljanoski
LEXO: Më së voni për tre ditë Kuvendi do të diskutojë imunitetin e Veljanovskit

Exit mobile version