Site icon PORTALB

Ka filluar shqyrtimi publik i të dhënave të qytetarëve në Listën zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve nëpërmjet një kumtese ka lajmëruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë se shqyrtimi publik i të dhënave në Listën zgjedhore ka filluar më 23 shkurt 2019 dhe do të zgjat deri më 14 mars 2019, transmeton Portalb.mk

Nga KSHZ lajmërojnë se shqyrtimi publik i Listës zgjedhore implementohet në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor, nga ora 08:30 deri në ora 19:00, të përllogaritura edhe ditët e fundjavës dhe festave, ndërsa më 14 mars 2019 shqyrtimi publik do të zgjat deri në ora 24:00.

Lista zgjedhore vendoset në shqyrtim publik në bazë të gjendjes së të dhënave të qytetarëve, si më poshtë:

Nga KSHZnjoftojnë se qytetarët e interesuar të cilit duan të kryejnë shqyrtimin e të dhënave personale në listën Zgjedhore, atë mund ta kryejnë në ëeb faqen zyrtare të komisionit Shtetëror zgjedhor www.sec.mk dhe në njësitë dhe zyrat rajonale të komisionit Shtetëror zgjedhor.

Exit mobile version