Site icon PORTALB

Tre ministra të kabinetit britanik paralajmërojnë shtyrje të afatit për dalje nga BE

Brexit

Brexit

Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në, transmeton REL.

Ministri për Biznes, Greg Clark, ministrja për Punë dhe Pensione, Amber Rudd dhe ministri i Drejtësisë, David Gauke, thanë për DailyMail që do të bëhen pjesë e opozitës dhe partive kundërshtuese për të ndaluar daljen nga BE-ja pa marrëveshje, që planifikohet të ndodhë me 29 mars.

May po përballet me presionin e kohës për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian, që duhet të kalojë në Parlament. May do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Samitin e shteteve arabe të dielën, por diplomatët e BE-së, nuk presin ndonjë arritje të marrëveshjes.

Ministrat e kabinetit qeveritar britanik kanë bërë thirrje ndaj Grupit për Hulumtime Evropiane të themeluar nga ligjvënësit konservativë pro-Brexit, për mbështetje ndaj marrëveshjes së Qeverisë në Parlament apo rrezikim të shtyrjes së afatit për dalje nga BE-ja.

Exit mobile version