Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli para ikjes së tij nga Maqedonia e Veriut, në një intervistë jozyrtare për rezidencën e tij, u përgjigj në 50 pyetjet e parashtruara, transmeton Portalb.mk.
Ai nuk është përgjigjur në pyetjet politike, por ai tregoi se çfarë i ka pëlqyer më shumë në Maqedoni, si e ka kaluar kohën e lirë. Ai gjithashtu ka treguar se çfarë nuk i ka pëlqyer deri sa ka qenë në Maqedoni. E mira që po largohet, siç theksoi Bejli, është ndotja e ajrit.
As @AmbBaily gets ready to leave after four years, we asked him a few questions (fifty to be exact) about his time here, favorite people, favorite places and more. To see the entire video ? https://t.co/t44f10EQcv pic.twitter.com/CQB45ahpxk
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) February 22, 2019
Në vend të Xhes Bejlit, në vendin e tij, do të vijë zëvendësja e tij nga SHBA-të në Greqi, Meri Kejti Birns.