Site icon PORTALB

Të reja për “Termini im”, tani do të ketë edhe termin “Urgjencë 24” dhe “Referim pa termin”

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria për Shëndetësi Elektronike po sjellin të reja në sistemin nacional “Termini im”, me qëllim ashtu siç thonë nga Ministria e Shëndetësisë, përmirësimin e evidencës shëndetësore dhe thjeshtësimin e punës së punëtorëve shëndetësor, por para se gjithash për shkak të optimizimit të procesit të referimit të pacientëve dhe marrjen e shërbimeve të shpejta kur kanë nevojë pacientët, njofton Portalb.mk.

Ndryshimi më i rëndësishëm i cili do të sillet është se do të ketë dy referime të reja, prej të cilëve i pari do të jetë “Urgjencë 24”, i cili do të jepet nëse mjeku i cili do kryej kontroll dhe do të konstatojë nëse pacienti për shkak të gjendjes shëndetësore e cila është e rrezikshme për jetën, e ka patjetër që të kontrollohet nga specialisti, ose t’i kryhet procedurë e caktuar diagnostifikuese në afat prej 24 orëve.

Referimi i dytë quhet “Referim pa termin” dhe do të shfrytëzohet në raste kur pacienti ka nevojë për kontroll, lidhur me realizimin e ndonjë të drejte të caktuar dhe kontrolli duhet të bëhet në shtatë ditët e ardhshme. Ky lloj i udhëzimit do të shfrytëzohet nëse në institucionin që drejtohet nuk do të ketë termin të lirë në shtatë ditët e ardhshme për kontroll të rregullt.

Referimi pa termin nuk  do të shfrytëzohet për kontrollin e parë, por për realizimin e të drejtës dhe obligimeve të të siguruesve nga sigurimi i obliguar shëndetësor edhe atë për: rekomandim për pushim mjekësor, rekomandim për shfrytëzim të terapisë kronike, rekomandim për dhënie të ndihmëseve ortopedike, realizim të të drejtave tjera për të cilat është i nevojshëm mendimi i specialistit, kontrolleve, terapisë, që për shkak të gjendjes shëndetësore duhet që të kryhen në afat prej 24/48/72 orë.

Exit mobile version