Site icon PORTALB

Buçkovski: Sfida më e madhe e vendit tonë tani është fillimi i negociatave për anëtarësim në BE

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski

Ndryshimi i klimës politike nuk mund të ndjehet menjëherë pas pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, por megjithatë anëtarësimi sjell stabilizim të madh në vend, i cili ka nisur rrugën euroatlantike. Sfida më e madhe e vendit tani është fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kështu deklaroi ish-kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Buçkovski në intervistë për “Bloombergtv.bg”, transmeton Portalb.mk.

Buçkovski është pjesëmarrës në iniciativën “Dialogje për të ardhmen e Bullgarisë dhe Maqedonisë”.

“Shpresat janë se negociatat për anëtarësim në BE do të fillojnë në qershor. Kjo do të vendos stabilitet të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut pas gjashtë muajve të vështirë rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilin zgjidhet kontesti i emrit të vendit”, tha Buçkovski në intervistë me Nikollaj Kërstev të publikuar në emisionin “Bota është biznes” të “Bloombergtv.bg”.

“Investitorët nuk vijnë në Ballkanin Perëndimor vetëm për shkak forcës së lirë punëtore. Rajoni ka shumë resurse, që mund t’i ofrojë… Duhet t’ua tregojmë potencialin tonë evropianëve, rininë, mundësitë turistike dhe të tjera”, tha Buçkovski.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë mes Shkupit dhe Sofjes, thekson Buçkovski, është fillimi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë ishte testi i parë serioz për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë e kanë rritur respektin e vendit te bashkësia ndërkombëtare dhe e janë bërë faktor për stabilizim në rajon”, theksoi Buçkovski.

Exit mobile version