Site icon PORTALB

Rrahja e Janakieskit dhe Ristovskit: Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski

Rasti i rrahjes së dy ish ministrave, ka përplasur dy partitë më të mëdha maqedonase, Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe VMRO-DPMNE-në, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja thotë se reagimi i shpejtë i institucioneve, pengoi përpjekjen e VMRO-DPMNE-së që ta shpërqendrojë vëmendjen e publikut, se kryesia e saj është organizatore e ngjarjeve të 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk arriti përpjekja e Hristijan Mickoskit, Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, që nëpërmjet skenarit të dhunshëm, të krijojnë krizë, ta shpërqendrojë vëmendjen e publikut nga fakti se pikërisht kryesia e VMRO-DPMNE-së, është i dyshuari më i madh i organizimit të dhunës të 27-prillit të përgjakshëm. Falënderim deri te reagimi i shpejtë dhe profesional i institucioneve, nuk arriti që provokimi, skenari i paramenduar i Mickoskit dhe Gruevski të ketë sukses”, thonë nga LSDM-ja.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se rasti i djeshëm, është paralajmëruar nga ata një ditë më parë.

“Nuk kaloi as një ditë, kur VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se qeveria është duke kryer torturë dhe linç të qartë, dhe dëshminë e saj e pamë dje. Persona të linçuar dhe të rrahur në paraburgim, si të gjendemi në Korenë e Veriut, dhe jo në trupin e Evropës”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Përndryshe, dy ish të ministrat që akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës, janë sulmuar fizikisht në burg.

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, ka njoftuar se gjatë kohës së shëtitjes së rregullt, të Janakieskit dhe Ristovskit ka ardhur deri tek incidenti verbal mes personave S.R dhe Ll.K i cili më vonë ka kaluar në sulm fizik i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut të Shkupit. Rreth orës 13:40 ka ardhur deri tek incidenti i dytë mes personave M.J dhe E.K i cili incident gjithashtu prej verbal ka kaluar në sulm fizik, shumë shpejtë është ndërpre nga shërbimet e burgut.

Exit mobile version