Site icon PORTALB

Libia kërkoi falje për vrasjen e diplomatëve amerikanë

Libia sot kërkoi falje deri te populli dhe qeveria amerikane për shkak të vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre nëpunësve konsullarë në Bengazi

Libia sot kërkoi falje deri te populli dhe qeveria amerikane për shkak të vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre nëpunësve konsullarë në Bengazi

Libia sot kërkoi falje deri te populli dhe qeveria amerikane për shkak të vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre nëpunësve konsullarë në Bengazi.

Kryeministri libian Abdurahim El Keib i kërkoi falje popullit dhe qeverisë amerikane, si dhe pjesës tjetër të botës për shkak të këtij akti qyqar dhe kriminel, njoftoi Si-En-En.

Ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stivens dhe tre nëpunësit në ambasadën e SHBA-së në Bengazi, në pjesën lindore të Libisë, e humbën jetën në sulmin me raketa nga ana e demonstruesve në shenjë proteste kundër filmit amerikan, të cilin e konsiderojnë blasfemi.

Persona të armatosur e kanë sulmuar Ambasadën amerikane në Bengazi dhe janë përleshur me forcat libiane të sigurisë. Ambasadori amerikan e humbi jetën pasi automjeti me të cilin është dashur të transferohet në një vend më të sigurtë, u qëllua me bombë dore.

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton deklaroi se përveç ambasadorit jetën e ka humbur edhe nëpunësi për punë të jashtme Shon Smitt, i cili dhjetë vite punën për Departamentin e shtetit, ndërsa dy viktimat tjerë ende nuk janë identifikuar.

Exit mobile version