Site icon PORTALB

SHGM-ja e dënoi sjelljen e ministrit Bekteshi ndaj gazetares Smilevska

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënoi sjelljen e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ndaj gazetares Milka Smilevska. Kur gazetarja e ka pyetur, se si është punësuar motra juaj, pikërisht në periudhën kur ai është ministër, Bekteshi u përgjigj: “Pse gazetarët punojnë në mediat ku tani punojnë, e jo në ndonjë medium tjetër?, transmeton Portalb.mk.
“Kujtojmë ministrin Bekteshi, por edhe ministrat tjerë në Qeveri se gazetarët janë zëri i opinionit dhe puna e tyre kryesore është të hetojnë dhe të parashtrojnë pyetje që janë në interes të publikut, ndërsa ministrat kanë për detyrë të përgjigjen në ato pyetje. Kjo posaçërisht vlen në raste ku ekzistojnë dyshime për shpërdorim të pushtetit nga ana e funksionarëve publik. Ky nuk është rasti i parë i sjelljes joadekuate të ministrave të kësaj qeverie. SHGM reagoi për etiketimet dhe trysninë mbi gazetarët nga ana e ministrave të tjerë të kësaj qeverie. I bëjmë thirrje kryeministrit Zaev të bisedojë seriozisht me ministrat e tij sepse deklaratat dhe sjelljet e tilla janë të papërshtatshme dhe cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë lirinë e mediave dhe lirinë e të shprehurit”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Exit mobile version