Site icon PORTALB

E hollë është vija mes gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes

Krime nga urrejtja

Krime nga urrejtja

Në Kodin Penal ka mjaftueshëm interpretime dhe sanksione për urrejtjen, për gjuhën e urrejtjes dhe për veprat penale që dalin nga urrejtja. Përsëri, çdo herë duhet të bëhet kujdes në balansin që ekziston në mes të drejtës së garantuar Kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtje.

Me ndryshime e fundit dhe plotësimet në Kodin Penal, të kryera në fund të vitit 2018, ky akt i dënueshëm normativ në shtet bëhet më komplet për menaxhimin e paraqitjeve të urrejtjes. Ai deri më tani  ka normalizuar urrejtjen, gjuhën e veçantë të urrejtjes, por tani i është dhënë definimi.

Njëkohësisht janë shtuar fjalët “prej urrejtjes” ose “nëse vepra është kryer nga urrejtja”, me çka do të sanksionohen verat penal që dalin si pasojë e urrejtjes.

ÇKA ËSHTË URREJTJA?

Kodi Penal u ndryshua në fund të dhjetorit, ndërsa ndryshimet në Gazetën zyrtare me numër 248 u publikuan ditën e fundit të vitit.

Me këto ndryshime dhe plotësime një prej çështjeve kryesor kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes ka qenë qartësimi, dhe definimi se çka është vepër e kryer nga urrejtja:

Neni 122, paragrafi 42

 Si vepër penale e kryer nga urrejtja e paraparë në dispozitat e këtij Ligji konsiderohet vepër penale e kryer kundër një personi fizik ose person juridik ose persona lidhur me to, ose pronë e cila është arrirë tërësisht ose pjesërisht për shkak të karakteristikës reale ose të supozuar (të shpikur, tendencë) ose lidhur me personi i cili ka të bëj me racën, ngjyrën e lëkurës, nacionalitetin, prejardhjen etnike, religjionin ose bindjen, pengesat mentale ose paaftësitë fizike, gjininë, identitetin gjinor, orientimit seksual ose bindjet politike”. 

Siç mund të shihet, përkrah ndasive standarde racore, kombëtare, përkatësisë etnike..edhe në këtë definim mbetet se vepra që ka bazë urrejtjen mund të kryhet edhe për shkak të “bindjes politike”. 

Këtu një devijim të vogël nga tema. Një definim i tillë është i rëndësishëm edhe si standard etik dhe profesional në gazetari, për atë se në Nenin 10 të Kodit etik të gazetarëve në Maqedoni thuhet se gjuha e urrejtjes ose e diskriminimit është e ndaluar në mediume për arsye të shumta, mes të cilave edhe “,mbi baza politike”. Kodi etik nuk është ligj, por është akti më i lartë i vetrregullimit dhe të respektimit të rregullave profesionale në gazetari, ndërsa është miratuar në vitin 2001.

VEPRA TË KRYERJA NGA URREJTJA NË MË SHUMË NENE

Në vazhdim janë ndryshimet dhe plotësimet e më shumë neneve të KP të cilët janë kryer me ndryshime të fundit dhe ku është futur fjala urrejtje si motiv për kryerje të veprës penale:

GJUHA E URREJTJES 

Definicione për gjuhën e urrejtjes ka më tepër dhe janë dhënë nga ana e Këshillit të Evropës dhe OBSE dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Shkurt gjuha e urrejtjes do të ishte gjuhë radikale para së gjithash kundër grupeve, dhe jo individëve ose nëse ofendohet individi që të arrihet deri te grupi, që përmban nxitje ose shkakton dhunë.

Gjuha e urrejtjes, edhe pse jo me atë emër, është sanksionuar në Kodin Penal me Nenin 319

Pjesa është titulluar si “Nxitje e urrejtjes, mosmarrëveshje ose intolerancë mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”, ku dënimi është caktuar prej një deri në 5 vite, ndërsa nëse pasojat janë më të rënda deri në dhjetë vite burg:

Ai që me dhunë, maltretim, rrezikim të sigurisë, ndalje kundër simboleve kombëtare, etnike, fetare dhe të tjera, me djegie, shkatërrimin ose dëmtime të llojeve të tjera të flamurit të Republikës së Maqedonisë ose flamujve të shteteve të tjera, me dëmtimin e pronave të tjerëve, me përdhosjen e përmendoreve, do të nxit ose ndez urrejtje, mosmarrëveshje ose intolerancë mbi baza racore, gjinore. ngjyrës së lëkurës, llojit, përkatësisë së grupeve të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhësore, shtetërore, prejardhjes sociale, religjionit ose bindjes fetare, bindjeve të tjera, arsimimit, përkatësisë politike, statusit personal dhe shoqërorë, pengesa mentale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, pronës, gjendjes shëndetësore, ose çfarë do lloj tjetër përkatësie të paraparë me ligj ose me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet. 

(2) Ai i cili veprën nga paragrafi (1) të këtij neni e kryen me keqpërdorim të pozitës ose autorizimit ose nëse për shkak të këtyre veprave është shkuar deri në parregullsi dhe dhunë ndaj personave ose deri te dëmtimi i pronës në përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet. 

Në Nenin 394 është sanksionuar edhe gjuha e urrejtjes përmes sistemit kompjuterik, ose përmes mjeteve për informim publik. Vepra është shpërndarja e materialit racist ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik. Dënim i i caktuar është prej një deri 5 pesë vjet, ndërsa gjatë pasojave më të rënda deri në 10 vite.

Përfundimisht, ekziston edhe diskriminimi racor ose i ndonjë lloji, i rregulluar me Nenin 417, ku dënimi është prej 6 muaj deri në pesë vite, përfshirë këtu edhe atë i cili përndjek ndonjë person ose organizatë e cila lufton kundër diskriminimit për çfarëdo lloj shkaku.

Siç mund të shihet Kodi Çenal është mjaftueshëm “i pajisur” me nene që sanksionojnë edhe gjuhën e urrejtjes edhe veprën e kryer në bazë të urrejtjes. Efektet e dënimit të caktuar mund të shoqëri të ndjehen vetëm nëse prokuroria ose policia me më efikasitet e kryejnë punën.

Çdo herë duhet të kihet kujdes ekuilibri që ekziston në mes të lirisë së fjalës si e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe gjuhës së palejuar të urrejtjes, prej të cilës mund të kryhet edhe krim. Liria e fjalës nuk guxon të shkelet, po ashtu nuk mund edhe të keqpërdoret.

BURIMI: Vertetmates.mk

Exit mobile version