“Arresto, mund të porositësh edhe vrasje, por një gjë ta dish, nuk do të frikësohemi”, kështu ka reaguar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me arrestimet e pjesëtarëve të partisë së tij, Trajko Veljanoskin, Mile Janakieskin dhe Spiro Ristevskin, transmeton Portalb.mk.
Në konferencën që e mbajti pak minuta më parë, Mickoski deklaroi se me arrestimet Qeveria dëshiron t’i fshehë problemet.
“Dëshirojnë që të flitet për arrestime dhe përndjekje, që të mos dalin në pah problemet dhe punët thelbësore”, tha Mickoski.
Mickoski ka paralajmëruar kryeministrin dhe liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaevin se do të përgjigjet për këtë që është duke e bërë.