Site icon PORTALB

Ferizaj, një 17-vjeçar dyshohet të ketë vrarë një 25-vjeçar

Ilustrim

Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajit. Si pasojë e të shtënave 25 vjeçari Mentor Aliu ka mbetur pa shenja jete në vend të ngjarjes.

I dyshuar për këtë vrasje sipas policisë është Sh. R. 17 vjeçar, i cili edhe është arrestuar.

“Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe njhërit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Ndërsa i dyshuari(Sh.R. 17 vjeçar) është në fazën e intervistimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Prokurori i shtetit ndërkaq që ende nuk dihen motivet e vrasjes, përcjell ORAinfo.

Exit mobile version