Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Financave do t’i shqyrtojë mundësitë se si të inkorporohen kërkesat e Lëvizjes Antibixhoz në Ligjin e ri për lojërat e fatit. Këtë sot e deklaroi kryetari i Lëvizjes Antibixhoz, Xhemal Abdiu pas takimit të sotëm në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, raporton Portalb.mk.
“Biseduam rreth kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz dhe mendojmë se edhe ato u pajtuan për një të keqe që e ka kapluar Maqedoninë, jo vetëm Tetovën. Ne i parashtruam kërkesat e Antibixhoz, u pajtuan plotësisht se janë kërkesa fisnike, por nga ana e tyre mbetet që të gjejnë mënyrë se si të inkorporohen në ligjin i cili do të miratohet nga Ministria e Financave”, tha Abdiu.
Ai shtoi se Qeveria plotësisht do të tregojë për qëndrimin e tyre, por se ata do ta shohin mundësinë e inkorporimit të kërkesave të tyre në ligjin e ri.
“U pajtuan vetëm me një pikë që është një e keqe shumë e madhe, por sa i përket kërkesave do të shihet mundësi se çfarë mund të inkorporohet dhe mënyra se si të zgjidhet për lojërat e fatit”, shtoi Abdiu.
Nga Qeveri, njoftojnë se Zaev dhe Tevdovski në takim kanë theksuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i ndjekë debatet në këtë temë dhe se institucionet kompetente do t’i analizojnë argumentet e Lëvizjes Antibixhoz, siç thonë ata, veçmas pasi që kërkesat e lëvizjes dalin për kujdes ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
Kërkesat e Lëvizjes Anti-Bixhoz janë:
- Të gjitha objektet e lojërave të fatit (kazinot, bastoret sportive si dhe të gjitha lojërat e ngjashme të fatit) të largohen 3km nga vendbanimet.
- Ndarja e 5% të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit për riparimin e objekteve me interes publik (shkolla, çerdhe, biblioteka, spitale si dhe shoqatave dhe qendrave që organizojnë aktivitete për rehabilitimin e të varurve nga lojërat e fatit.
- Të hartohet strategji nacionale për t’i edukuar nxënësit, studentët dhe gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi. këto kërkesa janë të pa kontestueshme!
Më datë 9 janar, partitë opozitare paralajmëruan amendamente për propozim-ligjin për lojërat e fatit, ndërkaq Ministria e Financave nuk ishte e interesuar që ta informojë opinionin për rrjedhën e ligjit.
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit në Maqedoni, deputetët e Lëvizjes BESA premtuan se do të iniciojnë ndryshime
- LEXO: Teuta Arifi në takim me Lëvizjen Anti-Bixhoz kanë diskutuar “gjerë e gjatë” për ligjin për kazinot
- LEXO: “Anti-Bixhoz”: Xhaferi na premtoi se nuk do ta nënshkruajë ligjin nëse kazino nuk largohen 1km larg institucioneve
- LEXO: Sela pas takimit me Lëvizjen Anti-Bixhoz: Distanca e kazinove të përcaktohet nga largësia e shtëpive, jo e institucioneve
- LEXO: Takimi “Anti-bixhoz” – Ahmeti: Kazinot do të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve (VIDEO)
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit në Maqedoni, deputetët e Lëvizjes BESA premtuan se do të iniciojnë ndryshime
- LEXO: Maqedoni, pushteti pa interes t’i pranojë kërkesat për ligjin për kazinot, opozita paralajmëron amendamente
- LEXO: Tetovë, mijëra qytetarë bashkë me priftërinj e hoxhallarë kërkuan të largohen kazinot 3 km larg vendbanimeve (VIDEO)
- LEXO: Ligji për kazinot, “Anti-Bixhoz”: Jo 500 metra, por 3 kilometra të largohen nga institucionet arsimore
- LEXO: Bastoret dhe kazinot, Partia Liberale: Qeveria dhe Ministria e Financave ta ndjek shembullin e Shqipërisë
- LEXO: Tevdovski: Do t’i shqyrtojmë kërkesat për kazinot