Sot prezantohet iPhone 5, në shitje prej 21 shtatorit (VIDEO)

Pritjes për iPhone-in e ri pothuajse i ka ardhur fundi. Kjo pasi që sot gjatë ditës, Apple do ta prezantojë modelin e ri të telefonit, përkatësisht gjeneratën e pestë të iPhone.
Mirëpo, përveç këtij njoftimi pritet që Apple të njoftojë edhe për datën e paraqitjes në treg të telefonit. Sipas dëshmive të reja të publikuara nga burime të besueshme të informacionit, thuhet se iPhone 5 do të fillojë të shitet nga data 21 shtator, ndërsa para-porositë për iPhne 5 do të mund të bëhen nga 14 shtatori.

MacRumors tashmë kanë pranuar një konfirmim lidhur me këto data, ndërsa mediat britanike thonë se iPhone 5 do të jetë prezent në tregun e tyre pikërisht në ditën e njëjtë, 21 shtator, me para-porosi prej 14 shtatorit.

Për më shumë, thuhet se Apple ka punësuar staf shtesë që t’i përballojë kërkesat e klientëve, dhe me siguri se në mesin e tyre do të ketë edhe shumë shqiptar të cilët mezi e kanë pritur daljen në treg të iPhone 5./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button