Xhaferi: do ta parandalojmë Ligjin për ‘Branitella’

Ligji për “branitellat” është në kundërshtim me parimet themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe me të gjitha kapacitet tona do të parandalojmë miratimin e tij, tha sot zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, pas takimit që pati me ambasadorin amerikan në vend Pol Uolers.

“Ligji për forcat e sigurisë apo siç quhet i branitellave i përjashton apo i ndan palët dhe faktikisht insiston të prekë në atë pjesën më të ndieshme në ndarjet etnike, dhe ne e kemi thënë në mënyrë transparente se kjo nuk është në favor dhe në shërbim të situatës, nuk e favorizon situatën dhe nuk duhet të ndodh, dhe nuk duhet të sillet një ligj i atillë. Mirëpo kemi thënë se ne duhet të gjejmë një zgjidhje për gjitha palët për arsye se ne me vetëdije kemi pranuar se do të ketë falje e amnisti dhe do të investojmë për paqe e nuk do të kthehemi të gjykojmë historinë që ka kaluar” tha Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu beson se nuk do të vijë deri tek situate kur ky ligj do të miratohet, sepse siç tha është i bindur në kapacitetet e partisë së tij dhe ndërkombëtarëve të mos shkelen vijat e kuqe.

“Në fakt ka shumë instrumente demokratike dhe mënyra dhe unë nuk dua të besoj, jo vetëm ta them kështu se ne do të lejojmë të gjithë bashkë duke filluar nga BDI-ja, që të vijë deri te ajo situatë e cila do të hap kapituj të cilat do të jenë më problematike se situata aktuale, bashkë me gjithë faktorët duke filluar nga SHBA-të, me përfaqësitë e tyre këtu, nga Unioni Evropian dhe nga fqinjët, ne kemi kapacitet të mos i tolerojmë të shkelen ato vijat e kuqe, për arsye se pastaj do të na kushtojë të gjithëve më shumë. dhe duhet të mësohemi të gjithë ti respektojmë të drejtat demokratike, nuk duhet të vijnë në shprehje emocionet, as ofendimet, as majorizimet sepse ajo rrugë nuk i shërben askujt” theksoi Xhaferi.

Ndryshe takimi Xhaferi-Uolers, sipas zëvendës kryeministrit ka qenë pjesë e takimeve të rregullta ku është konstatuar se debatet e nxehta në parlament janë në kuadër të një normaliteti për arsye se edhe për atë shkak janë deputetët, janë institucionet që gjërat të debatohen, të thuhen dhe pastaj me një insistim që duhet të shkohet drejtë kompromiseve për të mos pasur bllokada të proceseve, për arsye se ne nuk duhet të humbim shumë kohë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button