Site icon PORTALB

Si Mira “Dizel” la nën hije NATO-n

Deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska

Nëse shihet sipas numrit të titujve në internet mediumet, deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska, hodhi poshtë të gjithë ngjarjet e ditëve të fundit. Deputetja e njohur në opinion si “Mira dizel”, tërësisht i minimizoi ngjarjet më të rëndësishme në shtetin tonë, siç janë: përdorimi zyrtar i emrit të ri të vendit – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ngritjen solemne të flamurit NATO-s para Qeverisë. 

Opozita së pari akuzoi se deputetja e LSDM-së, Mira “Dizel” Stojçevska, e njohur për pagesën e shpenzimeve të larta rrugore, ka punësuar djalin në ELEM, dhe më pas dolën informacione se vëllai i saj është punësuar në REK Bitolla. Ditët në vijim, përsëri u plasua informacioni i ri i serialit “Mira dizel” – dhe se bashkëshorti Stojçevski, para një muaji është avancuar në pozitën e komandantin në Policinë e Pyjeve në Dellçevë”

Në rrjete sociale, me siguri të inspiruar nga kjo situate, janë shpërndarë shaka me humorin e dukshëm:

Zaev gjatë festimit, me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foli se kemi shpëtuar, se atdheu ynë ia doli, se është në rrugën e drejtë dhe se shkon ka progresi dhe ka zhvillimi i pandërprerë, dhe se na pret punë e vështirë muajt dhe vitet e ardhshme…

Por, “Mira Dizel” ishe më e zëshme se kryeministri. Ajo i “hodhi” poshtë të gjithë lajmet! Nuk dihet dhe nuk ka informacion,  e në festën para Qeverisë nuk ishin ish-presidenti Branko Cërvenkovski dhe shefi aktual i shtetit Gjorje Ivanov.

Këto ditë Mira ka qenë Karleusha!

Nëse këtë Zaevit ia ka bërë PR i VMRO-DPMNE-së që të mund të minimzojnë efektin e ngjarjes: një bravo për to! Zave duhet t`ju ofrojë punë.

Nëse, e gjithë kjo ka qenë e rastësishme (të vjetrin thonë se asgjë nuk është e rastësishme), Zaev dhe LSDM duhet të hetojnë dhe të dinë se sa dëm ju bën “dizeli”, dhe jo vetëm për raste festive, por edhe te votuesit e nesërm.

Ndërsa zgjedhjet – në një mënyrë apo tjetër – po vijnë.

Burimi: Vërtetmates.mk.

Exit mobile version