Site icon PORTALB

Kashmir, nëntë të vdekur pas përleshjeve të armatosura

Kashmir

Kashmir

Nëntë persona, duke përfshirë katër ushtarë indianë dhe një polic, janë vrarë gjatë një përleshje me armë, në Kashmir në pjesën e administruar nga India.

Përplasja ndodhi në Pulwama, ku më shumë se 40 policë paramilitarë indianë u vranë në një bombardim javën e kaluar, transmeton Klan Kosova.

Ky sulm, më i keqi në dekada, ka nxitur tensionet mes Indisë së armatosur me armë nukleare dhe Pakistanit.

Një civil dhe tre militantë të dyshuar ishin gjithashtu në mesin e atyre që u vranë në konfrontimin e së hënës.

Policia thotë se tre militantët e dyshuar të cilët u vranë janë anëtarë të grupit me bazë në Pakistan Jaish-e-Mohammad (JeM), i mori përgjegjësinë për bombardimet vetëvrasëse të së enjtes.

Exit mobile version