Site icon PORTALB

Maqedoni, një tren ka dalë nga binarët e hekurudhës pasi është përplasur te një shkëmb

Ilustrim

Një tren i linjës Kërçovë –Shkup sot në mëngjes, në orën 6 e 30 ka dalë nga hekurudha në afërsi të fshatit Lakavicë të Gostivarit pasi është përplasur me një shkëmb që me siguri më parë është rrokullisur dhe ka rënë në binarë, transmeton Portalb.mk.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa për momentin është në rrjedhë ekspertiza në vendin e ngjarjes.

Komunikacioni hekurudhor në atë linjë është ndërprerë.

Exit mobile version