Site icon PORTALB

Maqedoni, antikorrupsioni dhe kompromiset – mision i pamundshëm

Korrupsion

Hulumtim

Ndërtimi i sistemit të plotë për integritet në nivel qendror dhe lokal; ashpërsim të politikës kundërvajtëse në ligjin themelor për antikorrupsion dhe plotësim të ligjit ekzistues për mbrojtje të informatorëve janë vetëm një pjesë e rekomandimeve që kanë dalë nga hulumtimi i Fondacionit Metamorfozis në lidhje me temën e antikorruposionit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

“Kjo fushë ndoshta është kryesore për sundimin e ligjit në një shtet dhe i prekë të gjitha fushat dhe institucionet që dalin nga ata, ndërkaq me atë i prekë të gjithë qytetarët të cilët gradualisht e humbin besimin në shtetin në të cilin jetojnë, nëse shohin se nuk ka ndryshime dhe dëshirë të sinqertë që t’u jepet fund praktikave të këqija”, thuhet në hulumtim.

Titulli i botimit del nga gjendja që është konstatuar gjatë kontrollit të indikatorëve të cilët tregojnë se ku kemi arritur në këtë fushë. Në fakt, edhe përskaj përkushtimit të fuqishëm deklarativ për luftë të pa kompromis, sipas hulumtimit, përditshmëria në politikë tregon se kreatorët e ligjeve kyçe dhe praktikave janë të gatshëm për kompromis për shkak të kësaj ose asaj, dhe në moment të fundit miratojnë vendime joparimore nga pushteti ekzekutiv ose ligjvënës, e cila më tej, ndikon edhe ndaj gjyqësorit.

“Me kompromiset e tilla në moment të fundit, për shembull siç ishte amnistia, ose ndryshimet e amendamenteve në ligjin kryesor për antikorrupsion, të cilët i zbusin dispozitat që janë kyçe për një komision të fuqishëm për antikorrupsion, lufta me korrupsionin ose krimin e organizuar bëhen mision i pamundshëm”, thuhet në hulumtim.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Nga hulumtimi dhe bisedat me ekspertë kanë dalë këto rekomandime:

Hulumtimi është e treta nga gjithsej pesë që janë planifikuar të realizohen në kuadër të projektit “Ballkani Perëndimor dhe procesit të hyrjes në BE: Zbatimi i kritereve politike”, që e udhëheq Qendra për Tranzicion Politik nga Podgorica e Malit të Zi. Hulumtimet e ardhshme do të jenë në lidhje me reformat në sektorin mediatik dhe reformat në administratën publike.

Projekti është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe nga Fondi Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-së

Exit mobile version