Site icon PORTALB

Kosovë, nga tetori NATO sjell 700 forca speciale

Nga tetori NATO sjell 700 forca speciale në Kosovë

Nga tetori NATO sjell 700 forca speciale në Kosovë

Nga fillimi i tetorit NATO do të dërgojë 700 trupa të forcës së saj speciale në veri të Kosovës.
E përditshmja gjermane Spiegel shkruan se NATO ka kërkuar sërish përdorimin e një force gjermano-austriake për ndërhyrje në Kosovë në vjeshtën e vitit 2012, transmeton gazeta Panorama.

Do të jenë 700 forca të njësisë ushtarake gjermane dhe austriake që nga fillimi i tetorit do të zëvendësojnë një forcë paqeruajtëse italiane.

Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që ushtarët gjermanë të batalionit të të ashtuquajturit Operacioni Rezervë (ORF) do të duhet të lëvizin jashtë në drejtim të Kosovës. Pavarësisht kësaj, Berlini u pajtua me kërkesën e NATO-s, shkruan Spiegel, me qëllim vazhdimin e operacioneve të suksesshme, stabilizimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës.

Gazeta gjermane Spiegel thotë se përshkrimi i situatës në Kosovë tingëllon alarmues. Pavarësisht nga prania e rreth 5 800 ushtarëve ndërkombëtare dhe një force italiane prej 700 ushtarësh, situata vazhdon të jetë e brishtë sidomos në veri, në pjesën kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pas zgjedhjeve në Serbi, në fillim të verës, në të cilat forcat nacionaliste u shfaqën si fituese atje, në muajt e ardhshëm ka një potencial të rëndësishëm për një përkeqësim të situatës, citon Spiegel gjeneralin Rainer Glatz. 

Kjo task-forcë (ORF) është krijuar nga NATO për situata të rrezikshme dhe në rast se forcat e rregullta nuk mund të kontrollojnë situatën. Në Ballkan, njësia është përdorur kryesisht në zonën kufitare për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë./Portalb

Exit mobile version