Site icon PORTALB

La Liga, Barça rigjeti fitoren falë Messit, Atletico, minimaliste

Lionel Messi

Lionel Messi

Pas dy barazimeve radhazi, Barcelona rikthehet te fitorja në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.

Në “Camp Nou”, skuadra katalanase iu imponua Valladolidit me rezultatin e ngushtë 1-0, në ndeshjen e javës së 24-t.

Lionel Messi ishte ai që vendosi sfidën për kampionët e Spanjës, me golin e shënuar me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, transmeton TCH.

Vlen të theksohet se argjentinasi kishte mundësinë për ta çuar sfidën në 2-0, me një tjetër 11-metërsh, por në rastin e dytë, portieri i Valladolidit, Masip e priti gjuajtjen e tij.

Me rezultatin 1-0 fitoi edhe Atletico Madrid ndaj Rayo Vallecanos, me golin e shënuar nga Antoine Griezmann, 17 minuta nga fundi i ndeshjes.

Exit mobile version